Mësimi 12 - Ushtrimorja — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

Mësimi 12 - Ushtrimorja

Ushtrimorja është vendi ku do të ushtroni gjithçka që keni mësuar deri më tani për përsëritjen e pjesëve të programit duke përdorur blloqet për përsëritje për një numër të caktuar herësh ose blloqet për përsëritje të kushtëzuar, mënyrën si përcaktohen variablat dhe përdorimin e operacioneve aritmetike dhe operacioneve shtesë matematikore për kryerjen e llogaritjeve të caktuara.

  1. Të krijoni programin ku do të ndryshojë tri herë fotografia e një fytyre të lumtur dhe të mërzitur. Krahasoni zgjidhjen tuaj me tonën: https://makecode.microbit.org/_1WzLFMiX9b8o

  2. Të krijoni programin ku, në ekran, me radhë, do të paraqiten numrat nga zero deri 9. Krahasoni zgjidhjen tuaj me tonën: https://makecode.microbit.org/_Rx6CDEWRoUWd

  3. Të krijoni programin ku në bazë të vlerës së lexuar të nivelit të ndriçimit paraqitet fjala “terr” kur vlera është më pak se 35. Krahasoni zgjidhjen tuaj me tonën: https://makecode.microbit.org/_EdTfwLH2AfUX

  4. Të shkruani programin me të cilin llogaritet shuma e dy numrave a dhe b që vlera e variablës a të përftohet kur përdoruesi e gjeneron vlerën (rastësishëm, nga intervali 1 deri 1000) duke klikuar butonin A. Vlera e variablës b përftohet kur përdoruesi e gjeneron vlerën (rastësishëm, nga intervali 1 deri 50) duke klikuar butonin B. Përdoruesi e paraqet rezultatin e mbledhjes së këtyre dy numrave duke klikuar butonat A + B. Krahasoni zgjidhjen tuaj me tonën: https://makecode.microbit.org/_LLdPjj2rT2hy

  5. Të shkruani programin që simulon kalkulatorin, i cili, pasi përdoruesi klikon butonin A, zgjedh vlerën për dy operandët dhe pas klikimit të butonit B ekzekuton operacionin e përzgjedhur pas klikimit të butonit A + B. Krahasoni zgjidhjen tuaj me tonën: https://makecode.microbit.org/_E8pULeLc1eyf